Presidentja e KE, Leyen dërgon Komisionerin e menaxhimit të krizave në Shqipëri

Presidentja e KE, Leyen dërgon Komisionerin e menaxhimit të krizave në Shqipëri

Bashkimi Europian është përkrah Shqipërisë në këto momente të vështira që po kalon nga tërmeti. Mesazhi vjen nga Kryetarja e  Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,e cila në një postim në twitter shkruan, se Komisionieri slloven i Menaxhimit të Krizave në BE Janez Lenarçiç do të udhëtojë drejt Shqipërisë ditën e mërkurë për të parë situatën e krijuar në vendin pas rënies së tërmetit të fuqishëm 6.4 të shkallës Rihter, që shkaktoi tragjedinë e vdekjes së 51 personave.

Mesazhi i Ursula Von Der Leyen:

Janez Lenarçiç do të udhëtojë në Shqipëri të mërkurën. I kam kërkuar të më informojë vazhdimisht për situatën.

Sapo fola me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili më tregoi për situatën e vështirë në vend pas tërmetit. Kam një respekt të madh për popullin shqiptar, i cili është treguar i qetë pavarësisht kushteve të rënda. Dua t’i sigurojë shqiptarët se BE-ja është pranë tyre me dhimbje dhe veprim’’, deklaron Von Der Leyen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy