“Venecia” për vendoret e 2019-s, Mërkuri: Gjykata Kushtetuese s’ka kompetenca për shqyrtimin

“Venecia” për vendoret e 2019-s, Mërkuri: Gjykata Kushtetuese s’ka kompetenca për shqyrtimin

Eksperti i të drejtës kushtetuese, Erind Mërkuri, komentoi në studion e lajmeve të MCN TV opinionin e Komisonit të Venecias për kompetencat e Kushtetueses mbi vlefshmërinë e zgjedhjeve vendore e vitit 2019.

Mërkuri e argumentoi kërkesën e Kushtetueses drejtuar Komisionit të Venecias me natyrën joshteruese të ligjeve.

Legjislacioni shqiptar dhe në botë jo gjithmonë është shterues në këtë aspekt. Prandaj është nevoja e interpretimit. Në shekullin e XVII u hartua në Prusi kodi i tokës. Kishte 17 800 nene dhe nuk arriti të zgjidhte çdo lloj situate.

Ndërsa sa i takon opinionit, pjesë të të cilit u publikuan një ditë më parë nga MCN TV, Mërkuri tha se ai është i qartë sa i takon kompetencave të Kushtetueses për zgjedhjet vendore.  

Ata e kanë dhënë përgjigjen e tyre, tani kjo është në dorën e Gjykatës Kushtetuese. Ata u shprehën se kjo e fundit nuk ka kompetencë të verifikojë kushtetueshmërinë e zgjedhjeve të vitit 2019. Kjo çështje zakonisht u takon gjykatave administrative ose gjykatave të posaçme. Përgjithësisht juridiksionet kushtetuese kontrollojnë çështjet e zgjedhjeve parlamentare.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy