Johnny Depp vjen si regjisor, film biografik për piktorin bohem Amadeo Modigliani

Johnny Depp vjen si regjisor, film biografik për piktorin bohem Amadeo Modigliani

Aktori i njohur Johnny Depp do të rikthehet si regjisor në një film biografik për Amadeo Modiglianin, piktorit italian me origjinë hebreje, i konsideruar si njëri prej artistëve më të rëndësishëm të shekullit XX. Piktori livornez jetoi një jetë të trazuar e boheme, ku ndërroi jetë në varfëri në vitin 1920, por koha e bëri të pavdekshëm emrin e tij.

Sipas Hollywood Reporter filmi në fjalë do të jetë një bashkëprodhim me të aktorin e mirënjohur Al Pacino. Ky i fundit dështoi të realizonte një film biografik për Modiglianin me Martin Scorsese-n në vitet 1980. Ende s’janë bërë me dije detajet mbi kastin, por nuk ka gjasa që asnjëri prej dy aktorëve të luajë rolin e Modiglianit, duke marrë parasysh që ai u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare.

Filmi do të përshtatet nga fabula e Dennis McIntyre, që u shfaq në vitin 1979. Skenat rikthehen pas në kohë në vitin 1916, një periudhë e trazuar në jetën e artistit, ku ai jeton dashurinë me poeten Beatrice Hastings. Ky do të jetë filmi i dytë i Depp si regjisor, 25 vjet pas The Brave, në të cilin ai luajti përballë Marlon Brando.

Depp tha: “Saga e jetës së z. Modigliani është ajo për të cilën jam jashtëzakonisht i nderuar dhe me të vërtetë i përunjur ta sjell në ekran… Ishte një jetë me vështirësi të mëdha, por me triumf eventual, një histori universale njerëzore ku mund ta gjejnë veten të gjithë shikuesit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy