Rusia shkatërron urën e dytë që lidh Severodonetskun me Lysychanskun

Rusia shkatërron urën e dytë që lidh Severodonetskun me Lysychanskun

Ushtria ruse ka shkatërruar një urë tjetër që lidh qytetet fqinje Severodonetsk dhe Lysychansk dhe po bombardon të tretën. Kështu bëri me dije guvernatori i rajonit të Luhansk, Serhiy Haidai.

Rusët shkatërruan urën e Pavlogradit mes qyteteve Severodonetsk dhe Lysychansk në rajonin Luhansk në Ukrainë më 22 maj.

Haidai tha se situata në Severodonetsk është jashtëzakonisht e vështirë dhe dy ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, por ai shtoi se deri më tani trupat ruse nuk kanë qenë në gjendje të marrin qytetin.

Ata duan të shkëpusin plotësisht Severodonetskun nga mundësia për të evakuuar njerëzit ose për të sjellë municione dhe përforcime atje.

Ai shtoi se Rusia do të përdorë të gjitha rezervat e saj sot ose nesër për të kapur Severodonetskut dhe thotë se ata mund të avancojnë në drejtime të tjera për të shkëputur plotësisht qytetin duke marrë nën kontroll autostradën Lysychansk-Bakhmut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy