
Në vijim të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, është diskutuar edhe për përfshirjen e institucioneve të tjera si Komisioni i Prokurimeve Publike (KPP), DSIK dhe struktura të tjera shtetërore.
Së fundmi, thirrja në SPAK për rreth dy orë e anëtarit të KPP-së, Kreshnik Tërnova, është konsideruar si një zhvillim që zgjeron hetimet në këtë çështje.
Gazetari Xhavahir Zhabina, në një deklaratë për “MCN Live”, tha se hetimet ndodhen ende në fazë fillestare, ndërsa e cilësoi AKSHI-n si një “gropë të madhe” që, sipas tij, ka përfshirë edhe institucione të tjera shtetërore.
Jemi në fazën fillestare të hetimeve pasi e tillë konsiderohet edhe gjendja e hetimeve pasi thirrja e disa personave që nuk ishin thirrur deri tani si Kreshnik Tërnova, si anëtar i KPP-së, e ka futur në ujëra të tjera dosjen e AKSHI-t.
Arsyeja është një, sepse AKSHI ka bërë bashkë ose është bërë gropa e institucioneve të rëndësishme të shtetit.
Sipas tij, në hetime duhet të përfshihen të gjithë anëtarët e KPP-së, pasi, siç u shpreh, disa prej tyre dyshohen për rol aktiv në grup të strukturuar.
Duhet të thirren të gjithë anëtarët e KPP-së, pasi në dijeninë time janë katër anëtarë së bashku me Tërnovën.
Në hetime janë përfshirë edhe institucione të tjera si ASHK (Hipoteka), duke ngritur dyshime për përvetësim pronash nga Ergys Agasit dhe Ermal Beqiri dhe abuzime me tenderë të lidhur me AKSHI-n.
Në këtë çështje, sipas tij, mund të jenë përfshirë edhe struktura të tjera shtetërore, përfshirë Policinë e Shtetit, kemi parë numrin 2 të Policisë që kryente veprimet aktive ne emër te këtij grupi të struktuar kriminal.
Për këtë arsye AKSHI është një gropë e madhe që ka futur ne brendësi edhe institucione të tjera, një strukturë të madhe që ka përfshirë institucione të ndryshme.



