Reshje të dendura, parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje të dendura, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e nesërme të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme falë masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë, në orët e para të mëngjesit moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Këto reshje do të jenë të përqendruara kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Më pas duke filluar nga orët e mesditës pritet një përmirësim i lehtë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale të shkurtra me diell.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet. Valëzimi i forcës 3 dhe 4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 5 deri 15°C

në zona e ulëta 8 deri 21°C

në zona bregdetare 13 deri 21°C

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy