Tërmetet në Turqi, më shumë se 600 persona po hetohen për ndërtesat e shembura, 184 të arrestuar

Tërmetet në Turqi, më shumë se 600 persona po hetohen për ndërtesat e shembura, 184 të arrestuar

Qeveria turke ka bërë me dije se më shumë se 600 njerëz po hetohen për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit.

Të shtunën, Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarë të disa ndërtesave janë arrestuar.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar 50,000.

Mediat turke raportojnë se mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku goditi tërmeti.

Më shumë se 160,00 ndërtesa u shembën ose u dëmtuan rëndë në Turqi pas tërmeteve, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dora njerëzore.

Partitë e opozitës dhe disa ekspertë ndërtimi akuzojnë administratën e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit dhe përpjekje për të larguar fajin e përgjithshëm për katastrofën.

Ata thonë se politikat e qeverisë kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që kanë shkelur rregullat e ndërtimit, në mënyrë që të inkurajojnë një bum ndërtimi, duke përfshirë rajonet e prirura nga tërmeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy