Manastirliu dhe Rama nga Belshi: Gati 300 qendra shëndetësore me standarde evropiane

Manastirliu dhe Rama nga Belshi: Gati 300 qendra shëndetësore me standarde evropiane

Në një vizitë në qendrën shëndetësore të Belshit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama, vizituan ambientet, ku jepen shërbimet e para për banorët e Belshit.

Qendra shëndetësore e Belshit, është një ndër 300 qendrat e shërbimit shëndetësor, të cilat janë ristrukturuar për të përmbushur standardet evropiane

Duke qenë se tetori është edhe muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, ministrja Manastirliu, bëri me dije se janë kryer vetëm në 30 ditë, nëntë mijë mamografi falas.

Ndërkaq, mbi vaksinimin kundër COVID-19, Manastirliu përditësoi shifrat. Mbi 1 milion qytetarë, i kanë marrë të dy dozat kundër virusit.

Ministrja, beri të ditur se me mbarimin e fazës së parë për qendrat shëndetësore, puna do të vijojë në gjithë Shqipërinë për ristrukturimin e sistemit shëndetësor në Shqipëri.

Sipas ministres Manastirliu, në Shqipëri ka filluar gjithashtu edhe dhënia e vaksinave kundër gripit të zakonshëm. Në gjithë vendin, janë shpërndarë 200 mijë doza. Avantazhi i tyre është se mund të kryhen edhe njëkohësisht me inokulimin ndaj COVID-19.

Përparësi do të kenë të moshuarit dhe kategoria e sëmundjeve kronike, për kryerjen e vaksinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy