
Koreja e Veriut ka testuar me sukses një raketë hipersonike të mërkurën. Në një raport nga media shtetërore e Koresë së Veriut bëhet me dije se ky është testi parë i madh për armët për vitin 2022.
Raketa ka goditur me saktësi një objektiv të caktuar rreth 700 kilometra larg. Provat nga vendi diktatorial janë quajtur një kërcënim nga vendet e tjera, pasi Japonia një ditë më parë lëshoi alarmin për një raketë balistike.
Ky është testi i dytë i raportuar i një rakete hipersonike. Testi vjen pasi udhëheqësi i saj Kim Jong-un ishte zotuar më herët se do të forconte mbrojtjen e Phenianit.
Kim është shprehur se Pheniani do të vazhdojë të forcojë aftësitë e tij mbrojtëse për shkak të një mjedisi gjithnjë e më të paqëndrueshëm ushtarak në gadishullin Korean.
Koreja e Veriut testoi një sërë raketash vitin e kaluar edhe pse nuk lejohet nga OBK dhe është në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



