Gjici: Gjetëm në Bashkinë e Kukësit sigurime shoqërore të papaguara prej 10 vitesh! S'kemi larguar nga puna asnjë demokrat

Gjici: Gjetëm në Bashkinë e Kukësit sigurime shoqërore të papaguara prej 10 vitesh! S'kemi larguar nga puna asnjë demokrat

Kreu i Bashksië së Kukësit, Safet Gjici tha nëpërmjet një lidhje “Skype” me MCN Live se performanca e Bashkisë është shumë e mirë. Gjici tha se ata e morën bashkinë nga kundërshtarët në një zonë të kuqe dhe e kanë kthyer në një zonë të gjelbër.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku tha se deri më tani janë paguar 70% të borxheve që kishin lënë paraardhësit duke theksuar se punonjësve të institucionit nuk i ishin paguar për 10 vite sigurimet shoqërore.

Performanca e Kukësit është shumë e mirë. E morën nga këta të PD që thonë është i helmuar uji, e morëm bashkinë në zonë të kuqe. E morëm nga zona e kuqe dhe e nxorëm në zonë të gjelbër, performanca është e mirë por kemi punë për të zëruar të gjitha borxhet. Kur kemi ardhur kemi gjetur sigurime shoqërore të papaguara prej 10 vitesh. Imagjinoni se çfarë është bërë gjatë drejtimit të palës tjetër. Flasim për investimit të spitalit të Kukësit, 5 milionë euro. Ne kemi arritur të paguajmë rreth 70% të borxheve dhe kemi dhe 30. Performaca është në rritje dhe do shkojnë drejt zerimt të borxheve që lanë ata. Mund të vini në Kukës të shihni se çfarë ndryshimi është bërë me infrastrukturë.

Përsa i përket kandidimit për një mandat të dytë, Gjici tha se nuk është vendosur ende asgjë por që ekziston dëshira për të punuar më shumë për qytetin.

Ne jemi në vazhdim të detyrës, për zgjedhjet kemi kohë për të folur. Padiskutim që janë vendimmarrje e PS, kur të vijë koha. Ne kemi dëshirë që të konkurrojmë dhe me një mandat dhe ta rregullojmë.

Gjici tha se nuk është larguar nga puna asnjë demokrat veç atyre që kanë dashur vetë dhe tha se specialistët nuk kanë ngjyrë.

Demokratët të punojmë me mua në mënyrë të mirë, demokratët e thjeshtë jo demokratët që janë drejtues apo ata që kanë ngelur rrugëve. Demokratët që punojnë me mua janë bashkuar me ne dhe po punojnë. S’kemi lëvizur asnjë, kemi pas konkurrentë në Kukës. Po them që nuk kemi hequr asnjë përveç atyre që kanë iku me dëshirë. Vazhdojmë të punojmë shumë mirë me demokratë socialistë, specialistë. Specialistë nuk duhet të marrë nga ngjyra.

Gjici tha më tej se aeroporti i Kukësit po vijon të funskionojë mirë dhe çdo vit është në rritje lëvizja e qytetarëve.

Natyrisht ka filluar të funksionojë mirë. Vetëm, sot kemi 4 linja, deri në 1 mijë pasagjerë që lëvizin në ditë, presim të vendoset dhe linja e Londrës dhe besoj se do të jetë mirë. Është çdo vit në rritje lëvizja e qytetarëve.

I ndalur dhe tek amnistia fiskale, Gjici tha se do ishte një hap shumë pozitiv të ndihmoheshin emigrantët shqiptarë dhe veçanërisht ata kuksianë që kanë punuar në mënyrë të ndershme.

Nëse do realizohet amnistia fiskale do të ishte për ata që i kanë bërë paratë me punë të ndershme do të ishte shumë pozitive pasi shumë emigrantë që kanë punuar për 20 vjet jashtë shtetit mund të kthehen dhe bashkia do të krijojë kushte lehtësuese dhe t’i ndihmojë të hapin biznese që i kanë fituar nga puna e ndershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy