Zgjaten pushimet e festave për administratën shtetërore

Zgjaten pushimet e festave për administratën shtetërore

Zgjaten pushimet e Vitit të Ri për administratën shtetërore.

Me një vendim të marrë sot, qeveria ka caktuar si ditën pushimi datën 3 janar 2020.

Kjo datë që përkon me ditën e premte pasohet nga dy ditët e fundjavës, që do të thotë se administrata do të jetë në punë të hënën më datë 6 janar.

Sipas VKM, dita e punës do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda janarit.

 

V E N D I M

PËR

CAKTIMIN E DITËS SË PREMTE, DATË 3.1.2020, DITË PUSHIMI

Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Caktimin e ditës së premte, datë 3.1.2020, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

2. Dita e punës e datës 3.1.2020 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy