Qeveria shqiptare nëpërmjet ministrit Eduart Halimi në nëntor të vitit 2012, inaguroi për herë të parë në shqipëri sallën e monitorimit me mbikqyrje elektronike.
Kjo sallë ishte një risi e cila do të monitoronte në kohë reale cdo lëvizje të personave me liri të kufizuar nga gjykata.
Sipas Halimit ky sistem do t’i jepte fund edhe dhunës në familje dhe to të rriste perimetrin e sigurisë në shkolla.
E teksa u përdor në më pak se një vit, efektet pozitive të monitorimit me sistemin satelitor të mbikqyrjes u zbehën.
Nga ajo ditë e deri më sot në shqipëri ky sistem edhe pse funksional në letra në realitet as që ekziston.



