1700 njerëz kanë vdekur në Spanjë dhe Portugali si rezultat i temperaturave të larta.
"Ndryshimet klimatike nuk janë një fenomen i ri”, paralajmëron OBSH Evropa përballë zjarreve të egra dhe temperaturave të larta rekord.
Pasojat e ndryshimeve klimatike po rriten vit pas viti me rezultate katastrofike. Nxehtësia ekstreme vret.
Kështu deklaroi drejtori rajonal i agjencisë, Hans Kluge.
Kluge kujtoi se në dekadat e fundit qindra mijëra njerëz kanë vdekur si pasoje etemperaturave të larta.
Këtë vit ne kemi parë tashmë më shumë se 1700 vdekje vetëm në Spanjë dhe Portugali. Por tani zjarret në pyje, të njohura për efektet e tyre katastrofike në Evropën Jugore, po vërehen deri në Skandinavi. Në Londër këtë javë, 41 shtëpi u shkatërruan nga zjarret .
Përveç zjarreve, ekspozimi ndaj nxehtësisë ekstreme shpesh përkeqëson problemet shëndetësore ekzistuese. Goditja nga nxehtësia dhe forma të tjera të rënda të hipertermisë shkaktojnë vuajtje dhe vdekje të parakohshme me fëmijët dhe të moshuarit veçanërisht në rrezik.



