Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Vijon dominimi i kthjellimeve pjesën më të madhe të vendit por vranësira kalimtare do të ketë në të gjithë zonën malore.

Pjesa e dytë e ditës mbetet në kushtet e motit të kthjellët me vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira të dukshme do të ketë në gjithë zonat malore lindore duke rrezikuar nga shira të dobët e të izoluar shtrirjen Lindore Peshkopi – Bilisht.

Sipas MeteoAlb, në mbrëmje do të ketë rikthjellim të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstreme ditore.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor ndërkohë që në det do të ketë dallgëzim të ulët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy