Analistja Anduena Llabani në MCN Live ka komentuar hetimin e nisur ndaj Sali Berishës për akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.
Ajo tha se kjo është një histori e përsëritur në gjykatat shqiptare e cila falë dhe procedurave duket sikur kjo do vazhdojë pa fund si çështje. Sipas saj, berisha nuk ka pranuar të jetë asnjëherë në sallën e gjyqit prandaj nuk përjashtohet dhe fakti se mund të shoqërohet me polici.
Derisa të gjendet zgjidhja e duhur ne do të presim dhe orën kur të fillojë seanca e radhës për tu njohur dhe me materialet e prokurorisë dhe nëse nuk do kemi ndonjë tjetër justifikim nga Berisha, sepse mungesa e avokatëve të caktuar me prokuror të posaçme nga Berisha për ta përfaqësuar atë e bën nul, por duket sikur kjo është një histori e përsëritur në gjykatat shqiptare sepse falë dhe procedurave duket sikur kjo do vazhdojë pa fund si çështje dhe pse afatet janë përcaktuese në rastin konkret, por mungesa e Berishës nuk dihet nëse ky përfaqësim i tij nga avokatët do jetë kaq i mirëseardhur nga Berisha apo do ndjekë ndonjë taktikë tjetër.
Më tej ajo theksoi se ish-kryeministri Berisha asnjëherë nuk ka pranuar që të paraqitet në sallën e gjyqit, ndërsa nuk e konsideroi si të pamundur faktin se mund të shoqërohet dhe me polici, ndërsa theksoi se po monitorohet kufiri me Kosovën dhe Malin e Zi.
Kemi ndjekur procesin gjyqësor të grushtit të shtetit dhe ka pasur një kërkesë më herët kur ka qenë Rakipi me kërkesën drejtuar kuvendit të Shqipërisë për marrjen të pandehur të Berishës dhe patëm shkarkimin e Rakipit. Ka pasur dhe tentativa të tjera që Berisha të dalë të dëshmojë dhe në rastin konkret Nasip Naço kërkoi dëshminë e Berishës dhe madje u kërkua nga gjykata që ai të thirret forcërisht dhe në fakt ne se kemi parë kurrë të paraqitet, në asnjë rast nuk e kemi parë Berishën as si dëshmitar. Berisha me shumë gjasa nuk do të shkelë në atë gjykatë dhe aq më tepër dhe me pretendimet dhe aludimet që ai ka bërë ndaj SPAK që ajo është e monitoriuar politikisht. Ka dhe nga ata njerëz që sot janë në prokurori dhe thonë që po nëse do të vijë çasti që ai të vijë forcërisht do e bëjnë. Nuk shoh asgjë të pamundur që Berisha të shoqërohet dhe me polici.
Llabani pretendoi gjithashtu se në të gjithë qarqet e policisë po flitet për gatishmëri të lartë të policisë së shtetit pasi bëhet fjalë për grupe mercenarësh që janë aktivizuar dhe mund të jenë aty për çdo trazirë dhe kjo sipas asaj ka lidhje me Berishën sepse ky alarm alerti është bërë ditën kur gjykata do vendoste masën e sigurisë për Berishën dhe Maltezin.
Ka të dhëna nga policia se grupe të caktuara janë organizuar për të krijuar trazira mercenarë që jetojnë në Belgjikë dhe Angli ka të dhëna për të krijuar trazira, informacion i shpërndarë në të gjitha komisariatet. Kjo është shpërndarë ditën kur gjykata do bënte rivlerësimin e masës për Berishën dhe Malltezin. Informacioni ka ardhur nga përtej kufirit. Informacionet janë të deleguara në të gjitha autoritetet policore dhe ajo që unë kam konfirmuar është se sot në 4 ditë policia është në nivel të lartë gatishmërie dhe sa kohë që politikanët dalin dhe bëjnë thirrje dhe nxisin frymën për protesta dhe reagime aq më tepër në vijueshmëri të procesit gjyqësor gjithçka do të jetë në kontroll. Është angazhuar pjesa më e madhe e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, pra një angazhim total të policisë për të mos ndodhur ajo që mund të ndodhë. Kjo do vazhdojë për sa kohë që gjykata do vazhdojë të kërkojë Berishën në proces gjyqësor.



