
PS vijon të kërkojë shpejgime nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, sa u përket parave të paguara për lobimin rus në SHBA.
Nga selia rozë, deputeti Ervin Bushati kërkoi sqarime për 500 mijë dollarët, lidhjen e PD me kompaninë ruse, teksa i bën thirrje prokurorisë që të marrë në pyetje kreun e opozitës.
Bushati shtoi më tej se përgjigjiet këtyre pyetjeve duhet të jenë të sakta dhe jo në formën e kundërakuzave.



