Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si Vettingu.
Në një mesazh në rrjetin social "Twitter", ambasadorja Vlahutin thotë se ndihet krenale dhe e gëzuar me Shqipërinë.
"Shumë krenare dhe shumë e gëzuar për Shqipërinë", shkruan Vlahutin.



