Tiranë, 31-vjeçari vret një vajzë e më pas qëllon veten (VIDEO)

Tiranë, 31-vjeçari vret një vajzë e më pas qëllon veten (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm.

Një 31-vjeçar ka vrarë një vajzë, dhe më pas ka qëlluar veten. I riu ndërroi jetë më pas në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë në zonën e "Don Boskos”.

Sipas informacioneve të para, viktima është 19-vjeçarja Xhuljeta Çuni, ndërsa i riu që qëlloi ndaj saj dhe më pas veten është Xhaferr Mata, 31 vjeç.

Mësohet se 31-vjeçari i është afruar vajzës teksa ecte në rrugë. Ata kanë debatuar dhe më pas Mata e ka qëlluar me pistoletë.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ai ka shpërthyer në lot, ka kaluar në anën tjetër të rrugës dhe ka qëlluar veten.

Mësohet se 19-vjeçarja ka qenë e shoqëruar nga një tjetër vajzë.

Mes dy të rinjve dyshohet se ka pasur një lidhje intime që më pas është ndërprerë nga e reja, çka ka sjellë dhe irritimin e 31-vjeçarit.

Rasti i sotëm të kujton ngjarjen e 6 muajve më parë, në afërsi të Fakultetit të Mjekësisë. Aldison Belulaj, 23 vjeç, vrau Arjela Muratin, studente e juridikut dhe më pas qëlloi veten. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy