Zbatimi i projektit për rrugët dytësore pas mbylljes që do ju bëhet hyrje-daljeve të autostradës Durrës-Kukës, ka ngritur serish në protestë banorwt e fshatit Prozhem në Fushë-Milot të Kurbinit.
Ata kundërshtojnë projektin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, pasi sipas tyre është bërë pa konsultimin me ta dhe ju dëmton tokën bujqësore me tw cilen e kanw tw varur jetesën.
Kërkojnë që rrugët dytësore të ndërtohen në gjurmët e atyre ekzistuese, ndwrsa akuzojnw policinë se ka vepruar dhunshëm ndaj tyre.
Puna për ndërtimin e rrugës dytësore në zonën e Fushë-Milotit ka nisur prej vitit 2017, por në disa vende punimet bllokuar për shkak të rezistencës së banorëve, të cilët nuk kanë lejuar firmën që të prekë pronat e tyre.



