
Sindikata e pedagogëve përshkallëzon bojkotin, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, siç është rritja e pagave.
Mësohet se nesër është paralajmëruar mbajtja e një proteste kombëtare. Sipas Sindikatës, protesta do të nisë në orën 11:00, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.
Deklarata
Sindikata e Punonjësve te Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) deklaron vijimin e protestave, në mbështetje te Peticionit te datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres se Arsimit dhe Sporteve dhe rektoreve te IAL-ve publike.
Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jone e përbashkët do te mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik to stafeve dhe universiteteve tona. Nëse, me date 20 Tetor 2022, ora 11:00 do te zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godinës se Korpusit Qendror to Universitetit Politeknik, ku do te marrin pjese te gjitha universitetet publike te vendit.
Ftojmë edhe studentët që të japin mbështetje me prezencën e tyre. Le të jemi nesër të gjithë bashkë në këtë hapësirë akademike. Vetëm qëndresa dhe uniteti ynë i përbashkët, i shoqëruar me argumentet e pakundërshtueshme të Peticionit tonë, do të bëjnë të mundur arritjen e qëllimit që i kemi vend vetes.
Kjo kauzë nuk është vetëm ne funksion to stafit akademik, stafit ndihmës-akademik, administrativ dhe studenteve te IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndergjegjesirnin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tila ekzistenciale. Misioni ynë akademik vazhdon!




