Trajnerja personale tregon regjimin ushqimor dhe ushtrimet për të shtuar peshë

Trajnerja personale tregon regjimin ushqimor dhe ushtrimet për të shtuar peshë

Trajnerja personale Eurola Tarushi shpjegon si të shtojmë peshë me anë të palestrës dhe regjimit ushqimor.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo shpjegoi se shumica e njerzve në palestër shkojnë nga kequshqyerja dhe se 80% e punës është ushqyerja, 20% është ushtrimi.

Çdo vakt duhet të ketë proteinën, yndyrnën dhe karbohidratin e vetë. Mirë është të konsumohen të tre vaktet dhe vakte të ndërmjetme.

E rëndësishme për të shtuar peshë është të shtohet sasia e ushqimit që konsumojnë. Çdo gjë varet nga sasia që konsumon.

Minimalja e ushqyerjes është pesë vakte në ditë, tre vakte të plota dhe dy snack ndërmjet.

Në momentin që ngre pesha më shumë, muskuli do fillojë të zhvillohet. Çdo pjatë duhet të ketë pjesën e proteinës dhe karbohidratit.

Mëngjesi është mirë të mbushet me karbohidrat se do mbajë gjatë ditës, një tost avokado me vezë.

Dreka vjen me më shumë proteinë, mish, peshk, oriz, makarona, çdo gjë me karbohidrate.

Pjesa e snack mes vakteve vjen me smoothie ose fruta të ndryshme, me kombinime të ndryshme.

Darka mbyllet me ndonjë fileto, por varet si e menaxhon pjesën e regjimit.

Pijet me gaz është e mira t’i eliminosh, ashtu si dhe ëmbëlsirat.

Por ëmbëlsirat mund t’i bësh dhe vetë me hurma arabie dhe banane.

Për një person që do të shtojë masën muskulare këshillohet të stërvitet 45 minuta deri në 60 minuta në ditë, duke shtuar peshat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy