Avokati Kujtim Cakrani tha në Mcn Live se në rastin e hetimeve të Bankers-it kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, ku implikohet shteti, drejtoria e Pastrimit të Parave dhe bankat. Sipas Cakranit, Bankers-i ka qenë e privilegjuara e ambasadave, ku në një rast ambasadori Lu i kërkojë ish-kryeprokurorit Llalla ndërprerjen e hetimeve. Cakrani thotë se Bankers-i ka ushqyer krimin politik, por edhe krimin e organizuar.
“Bankers ka qenë problematik që në momentin e parë dhe banorët e zonave i ka trajtuar si skllevër. Këto 20 vite nafta e Bankers-it i ka nxirë të gjithë institucionet shqiptare, nga kryeministrat, ministrat, deputetët. Rama aty ka qenë dhe duhet të japë llogari, pse s’ka grumbulluar një euro taksë nga kjo kompani. Bankers ka qenë aty e privilegjuara e ambasadave. Në momentin që prokurori i Fierit do fillonte arrestimet, ambasadori Lu ka shkuar të Llalla dhe i ka bërë presion që çështja të pushohej. Ambasadori i ka shkuar z.Llalla në vitin 2014-2015. Ish-drejtoresha e Tatimeve Briseda Shehaj i ka vendosur gjobë Bankersit, dhe ambasadat janë interesuar që gjoba mos ekzekutohej. Bankersi ka qenë aty për qoka politike. Ajo ka ushqyer jo vetëm krimin politik por edhe krimin e organizuar. Ajo ka lidhje me krimin e organizuar. Këtu është implikuar shteti, drejtoria për Pastrimin e Parave, bashkë me bankat, janë një grup i strukturuar kriminal, bashkë me Raiffeisen, Bolv Oil e kështu me radhë. Një hetim më i specializuar. Por jo çdo gjë që shkon në SPAK mund të shkohet deri në fund, se ka shumë çështje që s’i shkohet deri në fund. Më mirë në Fier se sa në dorën e Dumanit dhe atyre prokurorëve të paaftë që merren me fustanet e grave, kartat e kreditit dhe s’merren me inceneratorët. Politika ka qenë e kapur nga Bankers”.



