Kryeministri Edi Rama kërkoi nga qytetarët e Shkodrës që më 18 qershor ta ndëshkojnë përmes votës Partinë Demokratike pasi prej 27 vitesh e ka lënë qytetin në harresë. Në fjalën e tij Rama tha se për shkodran nuk është bërë shumë por për këtë ai fajësoi kryetaren e bashkisë Voltana Ademi. Ndërsa komentoi incidentin me bashkinë Rama tha se kur ka qenë ai në bashki Voltanën nuk do ta merrte as magaziniere.



