Gjashtë gola për 1 pikë, kampionët e Lille shmangin humbjen në fund (VIDEO)

Gjashtë gola për 1 pikë, kampionët e Lille shmangin humbjen në fund (VIDEO)

Ndeshja e parë e Lille në kampionatin francez ka qenë me të vërtetë spektakolare. Kampionët e Francës kanë barazuar ndaj Metz me rezultatin 3-3.

Lille e nisi mirë ndeshjen, teksa kaloi në avantazh në minutën e 23-të me Botman, por vendasit u kundërpërgjigjën, duke realizuar dy herë dhe duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1, falë golave të Centonze dhe Udol.

Ishte përsëri Centonze, i cili sapo filloi pjesa e dytë, shënoi edhe të tretin për Metz. Një karton i kuq i Kouyate në minutën e 56-të, i prishi festën vendasve që dukeshin afër fitores.

Te Lille i shtuan sulmet dhe në minutën e 81-të, Kone realizoi për 3-2. Ishte Burak Yilmaz, që i mohoi fitoren vendasve dhe i dha 1 pikë skuadrës së tij, duke shënuar në minutën e 6-të shtesë.

Java 1

Troyes – Paris SG      1-2

Lyon – Brest              1-1

Monaco – Nantes    1-1

Rennes – Lens    1-1

Bordeaux – Clermont     0-2

Nice – Reims      0-0

St Etienne – Lorient  1-1

Strasbourg – Angers        0-2

Metz – Lille 3-3

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy