Arrestimi i Çyrbjas/ Kthupi: Jo akt individual, por fenomen. PS thithi individë të lidhur me krimin që të ndikojë te votat (VIDEO)

Arrestimi i Çyrbjas/ Kthupi: Jo akt individual, por fenomen. PS thithi individë të lidhur me krimin që të ndikojë te votat (VIDEO)

Avokati Rezart Kthupi duke folur në MCN Live për arrestimin e ish-deputetit Jurgis Çyrbja, vuri në dukje se nuk kemi të bëjmë me një akt individual, por me një fenomen. Kthupi theksoi se PS ka thithur individë të lidhur me krimin e organizuar, duke i promovuar në politikë, në mënyrë që të ndikojë te votat.

Durrësi ka qenë gjithmonë, flasim për kohë shumë të hershme, pjesë në të cilin grupet e strukturuara kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në vota. Te dosjet e famshme, përfshihen 339, 184, përfshihen ekskluzivisht individë nga Durrësi, që janë pjesë edhe e këtij grupimi të mbështetur në Çyrbja. Individi ka vendosur gjatë një procesi zgjedhor për të deformuar votën e qytetarëve. Ke një bashkëveprim mes një personi të zgjedhur dhe një personi në grup kriminal. Prokuroria të vërteton hipotetikisht një lidhje mes organizatave kriminale dhe të zgjedhurve.

Thelbi i diskutimit është që nga 8 deputetë që PS ka në Durrës, 3 janë tërhequr për veprime kriminale. Po flasim mbi 30 për qind. Në Durrës e gjithë struktura elektorale e PS ka pasur një qëllim të vetëm bashkëpunimin me elementë të krimit të organizuar për të rritur hendekun e votave. Kur këta njerëz bëhen 3, 5, 10, nuk është më akt individual, është qëndrim i forcës politike dhe ‘modus operandi’, duke gjetur, duke thithur individë të caktuar që kanë këtë lloj mbështetje. Përgjegjësia penale është individuale, por kur shtohen disa, bëhen të gjithë bashkë, përgjegjësia është politike, sepse tregon që PS në të gjitha rastet ka vepruar me një synim të caktuar, të thithë individë që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe t’i promovojë në politikë, në mënyrë që të ndikojë te vota”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy