
Disa media raportojnë se parlamenti finlandez ka votuar në favor të anëtarësimit të vendit në NATO.
Ministri i Jashtëm Pekka Haavisto kishte përsëritur ditët e fundit se sa e rëndësishme ishte për Finlandën dhe Suedinë që të vendosnin për anëtarësimin në NATO pak a shumë njëkohësisht, duke iu referuar reagimeve të mundshme nga Rusia.
Prej disa kohësh po flitet për hyrjen e mundshme të Finlandës në Aleancën Atlantike. Njoftimi zyrtar nga kryeministrja Sanna Marin erdhi në valën e shqetësimit se, jashtë NATO-s, ajo që Moska ka bërë me Ukrainën mund të përsëritet sërish.
Sa i përket Suedisë, Stokholmi do ta paraqesë kërkesën në samitin e NATO-s të planifikuar për 29 dhe 30 qershor në Madrid. Synimi i kryeministres Magdalena Andersson , shkruan Svd, është që vendi të anëtarësohet në Aleancë në qershor të këtij viti.



