Kur mendon rolet që ai ka luajtur, në krah të tij nuk mund të mos imagjinosh një femër elegante dhe shumë të bukur. Megjithatë, ndryshe nga personazhi i agjentit 007, Pierce Brosnan ka një marrëdhënie tjetër me femrat.
Ai është lumturisht i martuar prej 16 vitesh me gazetaren Keely Shaye Smith, 53 vjeçe dhe shumë larg nga standardet e Hollivudit për femrat.
Çifti u fotografua teksa shijonin disa ditë pushime nën diellin e nxehtë të Sardenjës në Itali.



