Nxehtësia rekord në Spanjë riaktivizon zjarrin e madh, 3 mijë të evakuuar në Tenerife

Nxehtësia rekord në Spanjë riaktivizon zjarrin e madh, 3 mijë të evakuuar në Tenerife

Rreth tre mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në Tenerife të Spanjës, pasi zjarri i madh që shpërtheu në ishullin Kanarie më 15 gusht është riaktivizuar.

Riaktivizimi i zjarrit, i shpallur në nivelin 2, është favorizuar nga temperaturat rekord dhe të pazakonta të regjistruara në këtë muaj tetor.

Siç sqaron qeveria rajonale, zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë flakët në verilindje të ishullit.

Në Facebook, nënkryetari i qeverisë rajonale, Lope Afonso, shkroi se rreth 2400 persona u evakuuan si masë paraprake nga qyteti i Santa Ursula dhe 600 të tjerë nga La Orotava.

Për momentin zonat më të njohura turistike të Tenerife nuk janë prekur dhe dy aeroportet e saj po funksionojnë normalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy