Facebook-u përgatitet të hedhë në treg kriptovalutën e tij

Facebook-u përgatitet të hedhë në treg kriptovalutën e tij

Facebook-u po përgatitet për hedhjen në treg të kriptovalutës, e cila do të jetë gati në muajt e parë të vitit 2020.

Projekti i rrjetit social ka qëllim krijimin e valutës digjitale për ta përdorur jo vetëm në platforma, por edhe në internet dhe në jetën reale.

Ky project mund të shënojë edhe afrimin e Mark Zuckerberg-ut me “armiqtë e tij të përjetshëm” Cameron dhe Tyler Winklevoss.

Binjakët, ish-shokë në Harvard të Zuckerberg-ut janë në fakt krijuesit e “Gemini”-t, një ndër platformat më të njohura për kriptovalutën. Një nismë, e cila u hodh në treg falë 65 milionë dollarëve të dhënë nga vetë Zuckeberg-u në kuadër të mosmarrëveshjes që pati me Winklevoss. Ata akuzuan krijuesin e Facebook-ut se ai kishte vjedhur idenë e tyre për të krijuar një rrjet social.

Për sa i përket kriptovalutës, hyrja e Facebook-ut mund të jetë shtysa e munguar deri tani për t’u bërë një fenomen në masë.

 Megjithatë, kritikët e shohin si një mënyrë për të shmangur vëmendjen e shoqërisë,m për sa I përketdëmeve të bëra dhe autoritetit botëror të humbur për sa I përket privatësisë. /Sipas Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy