Papa kërkon falje për pedofilinë: Nuk duhet të ndodhë kurrë më

Papa kërkon falje për pedofilinë: Nuk duhet të ndodhë kurrë më

Gjatë vizitës së tij në Kili, Papa Françesku kërkoi falje për abuzimet me fëmijët të kryera nga priftërinjtë e kishës katolike.

“Nuk mundem të mos shpreh dhimbjen dhe turpin që ndiej para një dëmi të paiparueshëm që u është shkaktuar fëmijëve nga përfaqësues të kishës”, ka thënë ai gjatë një fjalimi para zyrtarëve të shtetit dhe shoqërisë civile.

“Dua t’u bashkohem vëllezërve të mi peshkopë, sepse e konsideroj të drejtë të kërkojmë falje dhe të mbështesim viktimat me të gjithë forcën, ndërkohë që duhet të impenjohemi që një gjë e tillë të mos ndodhë më”, ka shtuar Papa.

Duke iu drejtuar klerit kilian, Papa tha se ndien “dhimbje për dëmet dhe vuajtjen e viktimave dhe familjeve të tyre, që kanë parë të tradhtohet besimi që u kishin dhënë njerëzve të kishës. Dhimbje edhe për vuajtjen tuaj vëllezër, që përtej përkushtimit dhe lodhjes, keni ndier në lëkurë dëmin e provokuar nga dyshimi dhe vënia në diskutim e punës tuaj”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy