Mbi 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e valës së të nxehtit në pjesën veriore të indisë.
Temperaturat kanë arritur deri në 45 gradë celcius. Më të prekur nga vala e të nxehtit janë Andhra Pradesh, Telangana dhe Odisha. Si pasojë e temperaturave të larta janë mbyllur edhe shkollat përkohësisht. Sipas zyrave meteorologjike indiane temperaturat e larta pritet të zgjasin deri në muajin maj.



