Hungaria kundërshton ndihmën e BE-së për Ukrainën

Hungaria kundërshton ndihmën e BE-së për Ukrainën

Hungaria është kundër paketës së re të Bashkimit Evropian për Ukrainën që kap vlerën e 20 miliardë eurove, tha ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó në X.

Nisma e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka për qëllim forcimin e pozicionit të Kievit në bisedime, në vend që të nxisë paqen. Ne nuk do të mbështesim shpenzimin e parave të taksapaguesve evropianë për të zgjatur luftën”, tha ai.

Hungaria gjithashtu nuk do të mbështesë shtrirjen e sanksioneve të BE-së ndaj individëve rusë dhe bjellorusë”, tha ai.

Shërbimi i jashtëm i BE-së paraqiti më herët propozimin për ndihmën shtesë për Ukrainën në shumën e 6 miliardë eurove.

Sipas informacioneve, paratë do të përdoren për furnizimin e 1,5 milionë fishekëve të artilerisë me vlerë 3.5 miliardë euro, 500 milionë euro të tjera do të shkojnë për sistemet e mbrojtjes ajrore dhe 2 miliardë euro për pajisjet dhe stërvitjen e dy brigadave ukrainase.

Propozimi pritet të diskutohet të hënën, në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, në Bruksel, megjithëse mbetet e paqartë se cilat shtete anëtare do ta mbështesin atë dhe nëse ai mund të zbatohet.

Në Bruksel, mbeti e paqartë pse Szijjártó iu referua një shume prej 20 miliardë eurosh, kur mbështetja e parashikuar ishte në 6 miliardë euro.

Szijjártó shpjegoi qëndrimin e Hungarisë duke thënë se zgjedhja e presidentit të SHBA-së Donald Trump e kishte zhvendosur politikën globale drejt paqes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy