
Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV duke ju referuar DHE VRASJES SË Liridonës në Kosovë ka komentuar lidhur me vrasjet dhe krimet për të cilat u shpreh se të tilla ngjarje ringjallin opinion publik. Ai tha se nga statistikat tipologjia e këtyre vrasje ka tre rezultate autori ose vetëvritet ose vetëdorëzohet ose viktimizohet. Sipas tij, problemi më i madh mbetet te shoqëria.
Sa herë ndodhin ngjarje të tilla ringjallet opinioni publik dhe me të drejtë, dhe pastaj thuhet se ligji do ashpërsojë legjislacionin për dhunën në familje, por nuk ka ku të shkojë më është në ekstremet e tij. Prandaj sa herë ka pasur ngjarje të tilla u ndryshua kodi penal për vrasjet në familje dhe çuditërish dy muaj pas legjislacionit të ri pati më shumë vrasje.
Duhet të kuptojmë se nga statistikat tipologjia e këtyre vrasje ka tre rezultate autori ose vetëvritet ose vetëdorëzohet ose viktimizohet. Janë raste që çojnë një tronditje të fortë dhe për organet ligjzbatuese dhe janë të lehta për tu gjykuar, zbuluar prandaj problemi më i madh mbetet te shoqëria. Dhuna në familje ka gjetur rëndësi shumë të madhe dhe askush që sot flasim që zbatojnë ligjin e dhunës në familje nuk tolerojnë se nuk e dinë se çfarë ndodh nesër. Për interesa të tjera vriten shumë dhe burra jo vetëm gra.



