Senati italian i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, me 93 vota pro dhe 61 kundër.
Protokolli, i mbështetur fuqishëm nga kryeministrja Giorgia Meloni, si pjesë e politikave të qeverisë së djathtë për emigrantët.
Marrëveshja parashikon krijimin e një hotspoti në Portin e Shëngjinit dhe një qendër në brendësi të Gjadrit në zonën e Lezhës.
Në të dy strukturat, me një kapacitet total prej 3 mijë emigrantësh, do të vendosen emigrantët që shpëtohen nga operacionet në ujërat jashtë BE-së dhe në këto qendra do të kryhet kontrolli i parë.
Protokolli u kundërshtua ashpër nga opozita, sipas së cilës projekti është rezultat i propagandës së qeverisë Meloni, “një iluzion”, i cili rrezikon të cenojë të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe do të kushtojë rreth 650 milionë euro.



