Barbullushi: E rëndësishme që në momente krizash, diplomacia të vihet në funksion të sigurisë ekonomike të vendit (VIDEO)

Barbullushi: E rëndësishme që në momente krizash, diplomacia të vihet në funksion të sigurisë ekonomike të vendit (VIDEO)

Vizita e djeshme e përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ishte një mesazh i qartë se tha se Shqipëria është një nga aleatet më të mira të BE.

Përkitazi me këtë vizitë këshilltarja e Kryeministrit, Odeta Barbullushi, tha sot në emision “MCN live”, se  Borrel ka shprehur shqetësimin e BE-së lidhur me ndikimet pro ruse në Ballkanin Perëndimor.

Rajoni i Ballkanit perëndimor ka treguar se ka raste që ndikimi apo prania e vendeve si Rusia ka luajtur një rol në përmbysjen mes disa forcave politike, politika ruse në vendet fqinje ka krijuar një model se si mund të krijohen konflikte të ngrira, përfshirë këtu rajonin që është vulnerabël me influencën ruse.

Një ndër mesazhet kryesore të Borell, ishte që kriza është universale dhe ka prekur vendet evropiane për shkak të afërsisë gjeografike, ekonomike dhe te sigurisë ushqimore, dhe pakënaqësitë e kësaj natyre ka edhe ne vendet tjera sepse kriza është panevropaine, por i ka prekur të gjitha vendet evropiane dhe ato afër detit të Zi që varen nga eksportet ruse.

Sipas Barbullushit, kryeministri në takim me përfaqësuesin e lartë të BE, vuri në pah faktin se është e rëndësishme që në momente krizash, diplomacia të vihet në funksion të vlerave ekonomike në vend.

Këtu mendoj se janë dy momente, së pari në rrafshin diplomatik, mendoj që në momente krizash, diplomacia dhe mundësia që i krijon një vend vetes, merr një rëndësi jetësore, diplomacia vihet në funksion të vlerave kryesore ekonomike në vend, për të krijuar një bashkëpunim me vendet fqinje. Momenti i dytë-kriza e Ukrainës tashmë krijon mundësinë edhe për të reflektuar mbi riorientimin. Për momentin prioritare janë bashkimi, unifikimi, gjetja e zgjidhjeve më vendet e aleancës në kuadër të BE, në lidhje me krizën e Ukrainës dhe sigurinë ushqimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy