
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, duke bërë lutje për paqe dhe solidaritet mes njëri-tjetrit. Muftiu i Shkodrës në këtë ditë të rëndësishme kërkoi të rinjve të mos largohen nga vendi, ndërsa kreu Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, theksoi vlerat e sakrificës dhe mëshirës që përcjell kjo ditë e begatë.



