Berisha: Nëse s’do bëja koalicion me LSI, do të e bëja me Ramën

Berisha: Nëse s’do bëja koalicion me LSI, do të e bëja me Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për herë të parë protestën e opozitës që u mbajtë në satën 27 janar dhe sipas tij ishte një protest qytetare.

Berisha deklaroi se ka pasur mijëra qytetar pa parti dhe qindra socialist edhe pse ishte protestë e thirrur nga partitë politike, por ishte qytetare.

"Një opozitë që mori goditje në 25 qershor në 100 ditët e para të qeverisë u ngrit fuqishëm. Kjo protestë kishte një sintonizim të PD dhe LSI, që do të thotë se kimia funksionoi" tha ish-kryeministri.

Sa u përket pjesëmarrësve Berisha tha se shifrat t’ia lëmë bulevardit, por ajo ishte një protestë gjigande.

Sipas tij Edi Rama u trondit, u zhduk, ishte arratia e tretë e tij. "Boshatisi bunkerin e Surrelit, iku fare. Rama u lemerit nga protesta", tha Berisha. Më tej ai u ndal edhe tek klimia e bashkëpunimit mes PD e LSI për të cilën tha se funksionoi.

Gjatë intervistës në "ABC News" ai tha se nuk përfshihet në luftën e brendshme në partinë që ka drejtuar për më shumë se 20 vite.

Absolutisht nuk mbroj njeri, unë e kam faktuar këtë. Por unë në luftë të brendshme në PD nuk angazhohem, sepse unë në datën 26 korrik e kam mbyllur qëndrimin tim politik ndaj atyre që i kam drejtuar për shumë vite. Në atë fazë ata mbeten ish-bashkëpunëtorë të mi dhe miq të mi. Vazhdoj ky që jam”, tha Berisha.

Sipas ish-kryeministrit ka një rrokullisje të keqe të vendit. "Jo se unë duhet të shikoj me syze të zeza, por e vërteta është kjo. Për një pjesë të mirë të këtyre zhvillimeve, po bëhen 5 vite që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor serioz, përkundrazi janë larguar dy ose tre shumë të mëdhenj”, tha Berisha.

Por gjatë intervistës, Berisha zbuloi një detaj të rëndësishëm se në 2009 nëse nuk do të do të arrinte të merrte mandatet në zgjedhje për të qeverisur dhe nëse nuk do të bënte koalicion me LSI-në, atëherë do të ftonte Edi Ramën për koalicion.

Unë për kapriçio nuk shkoja në zgjedhje”, tha Berisha, duke shtuar se një gjë të tillë e kishte deklaruar edhe më parë.

Në vijim ai shtoi se mesazhi i sovranit kur nuk zgjedh një shumicë të qartë, është vetëm koalicioni.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy