Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, ndodhet në Moskë, ku u takua me homologun Vladimir Putin.

“Moska mbështet zgjidhjen paqësore të të gjitha konflikteve, përfshirë ato në Lindjen e Mesme”, citohet presidenti rus nga RT.

Putin vlerësoi "lidhjet e gjata dhe të rrënjosura të Rusisë me botën arabe, dhe në veçanti me Palestinën", duke shtuar se kjo shkakton "shqetësim të madh që një katastrofë humanitare po ndodh në Palestinë tani".

Sipas liderit rus, rrënjët e konfliktit të Gazës janë rezultat i injorimit të rezolutave ndërkombëtare në lidhje me krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

“Për të vendosur paqen afatgjatë dhe të besueshme në rajon, është e nevojshme që të gjitha rezolutat e Kombeve të Bashkuara të zbatohen, para së gjithash duhet të krijohet një shtet i pavarur palestinez”, theksoi Putin. “Ne i përmbahemi këtij qëndrimi prej një kohe të gjatë dhe nuk ka ndryshuar me ndryshimet e mjedisit politik”.

Presidenti rus tha se situata në Gaza është "shqetësim i madh" për shkak të humbjeve masive në mesin e popullatës civile, kryesisht gra dhe fëmijë. Sipas OKB-së, numri i të vdekurve tashmë ka arritur në 40 000 njerëz..

“Ne bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur popullin palestinez. Siç e dini, ne kemi dërguar tashmë rreth 700 tonë ndihma humanitare”, përfundoi Putin.

Abbas falënderoi qeverinë dhe popullin rus, duke thënë: “Ne mendojmë se Rusia është një nga miqtë më të dashur të popullit palestinez”.