Dronët bllokojnë aeroportet/ Gashi: Vendet e NATO-s duhet të forcojnë ligjet për përdorimin e tyre, si masa preventive (VIDEO)

Dronët bllokojnë aeroportet/ Gashi: Vendet e NATO-s duhet të forcojnë ligjet për përdorimin e tyre, si masa preventive (VIDEO)

Prania e paautorizuar e dronëve në hapësirën ajrore ka shkaktuar kaos në disa aeroporte europiane, duke çuar në anulimin e dhjetëra fluturimeve në Kopenhagë (Danimarkë) dhe Oslo (Norvegji).

Në një lidhje me emisionin “MCN Live”, eksperti i sigurisë Milazim Gashi tha se situata lidhet ngushtë me provokimet e reja gjeostrategjike, sidomos në kontekstin e konfliktit Rusi-Ukrainë, që ka vënë në alarm edhe vendet anëtare të NATO-s.

Duke e lidhur me situatën e gjeostrategjisë në aspektin e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, të gjitha shtetet që janë në NATO janë para një sfide edhe të shumë provokimeve qe lidhen me aspektin e sigurisë duke përfshirë edhe shtetet që do të hakohen si Finlanda, Danimarak, prandaj shpresoj qe edhe vigjilenca e NATO-s në këto hapësira ku ata atakohen segmenti i konfliktit. 

Unë mendoj se është provokim më shumë i brendshëm me dron nga qarqet e caktuara sesa nga ndonjë fluturim që NATO nuk mund ta sheh përmes pasqyrave optike te Inteligjencës. 

Shumë nga këto incidente nuk janë të natyrës së drejtpërdrejtë ushtarake, por më shumë provokime të brendshme ose akte sabotimi të sponsorizuara nga qarqe të caktuara.

Gashi thekson se vendet e NATO-s duhet të intensifikojnë legjislacionin për përdorimin dhe kontrollin e dronëve, sidomos tani kur këto pajisje teknologjike janë lehtësisht të aksesueshme në treg, madje edhe për vetëm 180 euro.

Prandaj, situata me dronët do te jetë dhe një masë që edhe aleatet që janë në kuadër të NATO, do të pasqyrojnë edhe ligjet e dronëve sepse sot në çdo cep të çdo shteti qe mund te blihen lirë me 180€. 

Mendoj se rregulloret për dronët duhet të forcohen në të gjitha vendet e NATO-s, për të parandaluar përdorimin e tyre për qëllime të paligjshme ose kërcënuese. 

Kjo është një masë paraprake, por e domosdoshme për të ruajtur sigurinë e hapësirës ajrore dhe publike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy