Basha: Kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se arsyeja, humbasim të gjithë. Sot formatojmë forumet

Basha: Kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se arsyeja, humbasim të gjithë. Sot formatojmë forumet

Kryedemokrati Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar deklaroi se ditën e sotme hidhet një tjetër hap i rëndësishëm për Partinë Demokratike, formatimi i forumeve statutore të partisë.

Basha tha se kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, të gjithë humbasim.

Ne humbëm kohë të çmuar duke u marrë me probleme që nuk kanë lidhje me shqetësimet e njerëzve por me shqetësimet dhe problemet personale të pak politikanëve, që për të mbuluar të keqen e tyre, janë gati të shkatërrojnë të mirën e përbashkët. Të nderuar anëtarë të Këshillit,

Ju jeni dëshmitarë dhe përmbarues të vullnetit të delegatëve të 2 shtatorit, që me votën e tyre zgjodhën një tjetër model politik.

Ky model ndahet me hipokrizinë, me inkoherencën, me standardet e dyfishta, që e kanë neveritur qytetarin nga politika e fasadës, e intrigës, arrogancës, hiles dhe e përfitimeve personale.

Demokratët dhe mbarë shqiptarët presin dhe meritojnë një model krejt ndryshe, të politikës së vëmendshme ndaj njerëzve dhe jo të obsesuar me fatin e vet personal, të një politike të ndjeshme dhe të dhembshur, një politikë e njerëzve dhe për njerëzit, që i dëgjon ata dhe u jep zgjidhje problemeve të tyre.

Pas Kuvendit Kombëtar, numërimi mbrapsht ka nisur për të gjithë ne.

Ndër të thera tha se Kuvendi Kombëtar i 2 shtatorit është një mesazh i fortë për të gjithë.

Sot nis formatimi i forumeve statutore të partisë, duke i dhënë një hov të ri aksionit tonë politik, që për shumë gjatë u larg nga detyra jonë parësore, ajo e të qenurit në shërbim qytetarëve, të Shqipërisë e të demokratëve.

Ne e dimë që në asnjë moment nuk kemi hequr dorë nga përgjegjësia që na mban në politikë, madje kemi sakrifikuar të gjithë bashkë për të mbrojtur me përgjegjësi vlerat të përbashkëta.

 Por kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, ne të gjithë humbasim, siç humbëm një kohë të çmuar duke u marr me probleme që nuk kishin lidhje me ato që shqetësojnë qytetarët, por problemet personale të pak politikanëve, që për të mbuluar të keqen e tyre, janë gati të shkatërrojnë të mirën e përbashkët.

Na takon ne të japim prova se ua kemi lënë të tjerëve obsesionin për karrige.

Sepse kemi një tjetër prioritet, atë për të qenë sa më pranë njerëzve, për të qenë zëri i tyre, dera ku të trokasin për të gjetur zgjidhje për gjitha shqetësimet e mëdha e të vogla që ata kanë.

Kjo është një përgjegjësi e madhe dhe është e detyra jonë t'ju dëshmojmë qytetarëve se në përfundim të këtij riorganizmini, ne do jemi në krah të tyre, duke i shërbyer interesit publik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy