
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të pritet sot nga presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Francë.
Në mëngjes, Zelensky fillimisht do të takohet me ministrin e Mbrojtjes Sébastien Lecornu dhe më pas do të vizitojë kompaninë e mbrojtjes KNDS në Versajë.
Pallati Élysée njoftoi se kompania synon të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të armëve në Ukrainë për të mbështetur vendin në mbrojtjen e tij kundër Rusisë.
Ndalesat e tjera të Zelensky përfshijnë Dhomën e Ulët të parlamentit, Asamblenë Kombëtare, ku presidenti ukrainas pritet t’u drejtohet ligjvënësve. Ai do të takohet gjithashtu me krye-bashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo.
Zelensky mbërriti dje në Francë dhe mori pjesë në përkujtimin e D-Day, zbarkimet e Aleatëve në Normandi 80 vjet më parë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Macron njoftoi se gjatë vizitës së Zelensky ai synonte të diskutonte çështjen e një dislokimi të mundshëm të trajnerëve ushtarakë francezë në Ukrainë.



