Krasniqi në takimin e 62-të të EPRA-s: Kemi realizuar Transparencën e Strukturës së Pronësisë së Medias, çdo e dhënë gjendet online

Krasniqi në takimin e 62-të të EPRA-s: Kemi realizuar Transparencën e Strukturës së Pronësisë së Medias, çdo e dhënë gjendet online

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e 62-të të Platformës Europiane të Enteve Rregullatore, EPRA. 

 

Në këtë takim, ajo ka qenë pjesë e panelit me temë, “Përcaktimi dhe zbatimi i strategjive, në një mjedis mediatik që zhvillohet me shpejtësi”, ku ka shpjeguar për pjesëmarrësit një proces rregullator shumë të rëndësishëm për tregun mediatik shqiptar, i kryer nga AMA, siç është Transparenca e Strukturës së Pronësisë së Medias dhe Pronarët Përfitues direkt dhe indirekt, si dhe studimin mbifokusin ekonomik të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik.

 

Krasniqi ka shpjeguar për anëtarët e EPRA-s, se si AMA ka krijuar dhe publikuar një databazë gjithëpërfshirëse mbi Transparencën e Strukturës Pronësore, e cila është e aksesueshme përmes faqes zyrtare të institucionit. Kjo databazë shërben si një burim kryesor dhe i përditësuar, dhe përmban informacion të detajuar mbi të gjitha OSHMA-të e licencuara dhe të autorizuara në Shqipëri. 

 

Ajo përfshin të dhëna si për personat juridikë ashtu edhe për persona fizikë, duke shtrirë transparencën deri në identifikimin e plotë të pronarëve përfitues fundorë. Përmes publikimit të këtij informacioni, AMA siguron që strukturat e pronësisë së të gjithë OSHMA-ve të jenë plotësisht transparente dhe të gjurmueshme, duke forcuar kështu besimin publik dhe mbikëqyrjen rregullatore.

 

Të dhënat e përfshira në databazën e Transparencës së Pronësisë janë të organizuara në 5 kategori kryesore të OSHMA-ve, duke pasqyruar diversitetin e operatorëve aktivë në tregun mediatik shqiptar dhe përfshin, operatorët kabllorë, ata ofrues, përsëritës, audio dhe subjektet audioviziv. 

 

Ky sistem i integruar i mundëson AMA-s të ketë një regjistër dinamik dhe transparent të strukturave të pronësisë, i cili pasqyron në kohë reale ndryshimet në tregun audioviziv.

 

Përveç kësaj, AMA ka kryer tashmë edhe një studim të hollësishëm mbi investimet ekonomike të OSHMA-ve, përtej tregut mediatik. Në kuadër të monitorimit të tregut, AMA ka analizuar investimet e kontribuesve të operatorëve audio dhe audiovizivë në degë të ndryshme të industrisë.

 

Kjo analizë pasqyron me transparencë përfshirjen e tyre në aktivitete ekonomike përtej fushës së medias, duke ofruar një panoramë më të gjerë të shpërndarjes së kapitalit në ekonomi. Ky vëzhgim i detajuar nuk ka për qëllim vetëm të tregojë shtrirjen e interesave të investitorëve, por mbi të gjitha, të forcojë transparencën në fushën e medias. 

 

Këto klasifikime përfshijnë një sërë degësh ekonomike si: bujqësia, pyjet dhe peshkimi, industria nxjerrëse dhe përpunuese, transporti, etj.

 

Këto nisma të kryera përbëjnë një hap kyç në promovimin e përgjegjshmërisë dhe integritetit në sektorin audioviziv. Për më tepër, ajo pasqyron angazhimin e fortë të AMA-s për përafrimin me Aktin Evropian për Lirinë e Medias (EMFA), që thekson rëndësinë e transparencës dhe pluralizmit në pronësinë mediatike.

 

Platforma Evropiane e Autoriteteve Rregullatore u themelua në vitin 1995 si nevojë në rritje e bashkëpunimit mes enteve europiane rregullatore. 

 

Me përvojën e saj 25 vjeçare dhe me një rrjet të fortë kontaktesh në nivel profesional, EPRA është rrjeti më i vjetër dhe më i madh i rregullatorëve të transmetimit dhe është një mjedis ideal për shkëmbimin e informacionit, rasteve dhe praktikave më të mira midis rregullatorëve të transmetimit në Evropë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy