Vrasja e 62-vjeçarit nga i biri/ Policia arreston edhe një 25-vjeçar, ndihmoi autorin në fshehjen e kufomës

Vrasja e 62-vjeçarit nga i biri/ Policia arreston edhe një 25-vjeçar, ndihmoi autorin në fshehjen e kufomës

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së 62-vjeçarit Enver Balla nga i biri Esmerald Balla, ngjarje e ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit. Policia ka arrestuar një shtetas që e ndihmoi 30-vjeçarin, që të transportonte trupin e pa jetë të të atit për ta hedhur në pus. Në pranga ka rënë Edison Brahaj, 25 vjeç. Kujtojmë që autori pranoi dje autorësinë e krimit, duke u shprehur se ishte konfliktuar me të atin, pasi ky i fundit i kishte marrë 75 milionë kursime.

Vihet në pranga shtetasi që ndihmoi autorin e vrasjes së babait të tij, në fshatin Shënavlash, për të transportuar trupin e pajetë duke e hedhur në një pus. Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës. Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh. Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale "Moskallëzim i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Fshehja ose asgjësimi i kufomës". Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy