Goditja e grupeve kriminale para zgjedhjeve/ Zhabina: SPAK ka pastruar terrenin në disa qarqe. Tashmë fokusi te partitë dhe shit-blerja e votës (VIDEO)

Goditja e grupeve kriminale para zgjedhjeve/ Zhabina: SPAK ka pastruar terrenin në disa qarqe. Tashmë fokusi te partitë dhe shit-blerja e votës (VIDEO)

Gazetari Xhevhair Zhabina tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se me goditjen e disa grupeve kriminale, në qarqe të ndryshme të vendit, SPAK ka pastruar një pjesë të terrenit lidhur me ndikimin në zgjedhje.

Zhabina thekson se bëhet fjalë për qarqe ku grupet kriminale ishin vendimtarë, pasi palët politike kishin diferencë të ngushtë.

Sipas Zhabinës strategjia e SPAK-ut tashmë do të vazhdojë me partitë politike dhe strukturat politike, të lidhura me shit-blerjen e votës.

Zhabina vë në dukje se dëmi që do t’i shkaktohet politikës dhe grupeve kriminale që kryejnë krime zgjedhore do jetë i madh, pasi strategjia është e monitoruar dhe mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar.

Strategjia e SPAK për të luftuar krimin zgjedhor ka filluar kohë më përpara. Fokusi i SPAK ka qenë goditja e grupeve kriminale. Fokusi ka qenë për të larguar ndikimin e këtyre grupeve kriminale në zona ku raporti mes palëve politikë është afër. Ka qenë qarku i Durrësit, të gjithë jemi dëshmitar çfarë ka ndodhur me dosjen ‘339’, e cila nuk u hetua asnjëherë seriozisht.

Në 2021 shohim që goditen në Durrës grupet kriminale. Në zonën e Shijakut, Manzës, dhe Durrësit grupet kriminale janë shumë prezente. Të interesuar që Jurgis Çyrbja të kishte një pozicion fitues në listën e PS në 2021. Ishin disa grupe në Durrës, ajo që quhej banda e Durrësit, Altin Hajri në zonën e Shijakut.

Shohim nga komunikimet që Çyrbja kishte me të fortët e Manzës, një ndër ta ishte edhe Kreshnik Farruku, por jo për ndikim në zgjedhje. Komunikimi me Farrukun kishte të bënte me disa operacione të policisë në atë zonë, ku Farruku ishte në kërkim dhe njoftohej nga deputeti Çyrbja. 

Altin Hajri ishte më konkret në bisedat me Çyrbjen, ku i thoshte se 3 mijë, 4 mijë vota në Shijak, ku interesi për të nxjerrë Jurgis Çyrbjen ishte i madh. Në Elbasan është goditur grupi i Suel Çelës. Në Shkodër pamë që u arrestua Safet Bajri, që është akuzuar nga PD se kishin ndikim të madh në Shkodër.

Shohim edhe në Lezhë ka ndodhur e njëjta gjë, ku Pëllumb Gjoka, është goditur sërish nga opozita për ndikimet në Lezhë dhe Shkodër. Këto qarqe kanë ndarë rezultatin e zgjedhjeve në 2017, 2021. Sigurisht ata kanë ende infrastrukturën në zonën e influencës, por bateritë e tyre do t’i fokusojnë te lufta me SPAK, dhe s’do fokusohen aq shumë te politika.

Tashmë fokusi i SPAK do jetë te partitë politike dhe strukturat politike, që edhe ato janë të lidhura drejtpërdrejtë më shit-blerjen e votës. Kjo strategji ka ngritur valencën politike qoftë të kryeministrit, qoftë të eksponentëve të tjerë të mazhorancës.

Po pastrohet një pjesë e terrenit, pasi është e vështirë të thuash që SPAK dhe BKH do largojnë gjithë kontingjentin kriminal që ndikon në zgjedhje. Dëmi që do t’i shkaktohet politikës dhe grupeve kriminale që kryejnë krime zgjedhore do jetë i madh, pasi strategjia është e monitoruar dhe mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy