
Si e kishte paralajmëruar në kuvend ku u miratua vetëm me votat e mazhorancës, deputetja e PD-së Ina Zhupa ka dërguar në Kushtetuese koncesionin e Butrintit. Mes 36 firmave të mbledhura në padi janë edhe ato të Partisë së Lirisë dhe deputetit Dashamir Shehi.
Lidhur me këtë deputetja e PD-së, Ina Zhupa në një lidhqje skype me studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se kanëkërkuar pezullimin pasi ajo është antikushtetquese dhe kudnërinteresit publik. Ajo tha se ligji mund të sjellë dëme të konsiderueshsme dhe se e rëndësishme të ruajmë trashëgiminë kulturore.
Ashtu sikurse e thatë beteja për Butrintit është betejë e nisur që në 26 prill kur erdhi koncesioni Butrintit me një marrëveshje sekrete dhe dorëzuam padinë në kushtetuese. Objekti i saj janë dy kërkesa, e para shfuqizimi i ligjit për dhënien me koncesion i Butrintit dhe së dyti kemi kërkuar pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji derisa gjykata të shprehet me një vendim zyrtar. Ky ligj është antikushtetuese dhe kundër interesit publik. Shkeljet që kam evidentuar janë më shumë se sa ato që janë çuar në kushtetuese, por ato janë të lidhura me kushtetutën dhe ligjin. Konkretisht ne kemi çuar dhe kemi shpjeguar në padi se si është shkelur në mënyrë të hapur neni 3 që thotë se shteti është garant për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Ndërtimi mund të sjell dëm të konsiderueshëm. Ligjet duhet të jenë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe në këtë rast kemi ratifikuar konventën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Aty është shpjeguar me detaje se si ligji duhet të jetë në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare. Detyra është të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe ta transmetojmë në brezat e ardhshme. Nga ana tjetër kemi të bëjmë me shkelje të drejtpërdrejtë të kushtetutës pasi KLSH duhet të auditojë paranë publike që menaxhohet nga institucionet publike.



