
Ish-kryeministri tha jashtë Kuvendit se Rama i ka mohuar opozitës kërkesën për ngritjen e 8 komisioneve dhe se këtë gjë e bën për arsyen se në epiqendër të tyre do vendoset ai vetë.
Një grevë protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese. Ne 'de facto' jemi opozita e të drejtave të mohuara, të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Rama i ka mohuar opozitës kërkesën për ngritjen e 8 komisioneve. Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e mazhorancës, pseudomazhorancës, diktohet nga Kushtetuta sapo të firmosë ¼ e Parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë. Kjo mohohet se në epiqendër do vendoset dhe Rama.
Shpallëm një grevë të përkohshme aq sa do të vazhdonte turpi. Ia thashë deputetëve socialistë.
Balla është kriminel më i poshtër se Barjrat apo Çelajt, pasi mban postin e ministrave.
Lajm në përditësim



