Megi Marku nga Shkodra me profesion infermiere e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka treguar historinë e saj të dashurisë e cila ka nisur nga një mesazh në Instagram.
Ajo shprehet se fillimisht nuk i është përgjigjur mesazheve të djalit me të cilin sot është e fejuar, dhe se gjithçka ka marrë kthesë në një ditë të keqe të saj kur ajo kishte ngelur në provim.
Visi më kishte shkruajtur më përpara në instagram i kisha thënë mos më shkruaj më, ndërsa në datën 25 ditën kur kisha ngelur në provim isha shumë keq dhe kur shoh një mesazh si je, i përgjigjem, ditë nga e cila nisi dhe historia. Nuk e di momentin kur më ka parë fotot se detajet Visi nuk i mban mend, por di që mesazhet mund të kenë qenë 2 javë më herët që shkruante përditë dhe në çdo kohë deri sa i ktheva përgjigje. Ishte duke më pëlqyer mënyra se si shkruante, por në ditën e provimit kur dhe folëm për herë të parë ndjeva se ndjehesha shumë e lirshme kur flisja me të.
Isha me sezon provimesh dhe nuk e di se ku i kishte marrë vesh datat e mia të provimeve dhe më shkruajti e di që sot je në shkollë dhe ose do dalim të takohemi ose do të vijë aty te shkolla. Atë ditë e kam takuar dhe kam pasur shumë emocione, se kam parë pothuajse fare në fytyrë, shihja vetëm lokalin. Visin e kam ndjerë shumë afër sepse kemi dhe një histori të ngjashme dhe pamë që kishim shumë gjëra të ngjashme. Pas një viti njohje jemi fejuar. Fillimisht kam takuar motrën e madhe të Visit dhe kam pasur shumë emocione, por ata janë njerëz shumë të dashur.
Nga ana e tij Visi shprehet se e kishte parë dhe më herët Megin dhe ju desh shumë këmbëngulje për ta bindur.
Në momentin që më tha jam keq se kam ngelur në provim dhe kishte nevojë që të fliste thash me vete shyqyr. E kisha parë më herët dhe më duhesh shumë këmbëngulje për ta bindur Megin që të dilnim bashkë. Ishte një gjë që më ishte fiksuar aq shumë sa e vendosa ose do dal me të ose jo. Kur dolëm vetëm shiftë tavolinën dhe kapte telefonin. Kemi ndenjur jo më shumë se një orë në kafe në takimin e parë.



