
Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, mund të shpallë gjatë muajit korrik rikandidimin si President i SHBA-ve në zgjedhjet e vitit 2024.
Lajmi raportohet nga “New York Times” që shpjegon se një lëvizje e tillë mund të bëhet për t’u mbrojtur pjesërisht nga zbulimet e hetimit për sulmin në Capitol, si dhe për të përforcuar tezën se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.
Manjati do të hynte në garë si kanddiati kryesor, me një konsensus midis republikanëve rreth 80%.
Lëvizja e mundshme shqetëson një pjesë të partisë, për rrezikun që zbritja e tij në fushë mund të largojë vëmendjen nga fushata për Midterm, ku republikanët parashikohet të fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.
Për ata, megjithatë, do të ishte një mundësi për të transformuar votën e nëntorit në një referendum të ri për Trump.



