Trump refuzoi planin e Izraelit për të sulmuar Iranin

Trump refuzoi planin e Izraelit për të sulmuar Iranin

Presidenti i SHBA Donald Trump ka refuzuar propozimin e Izraelit për të goditur objektet bërthamore të Iranit, raportoi New York Times të mërkurën në mbrëmje, duke cituar zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe të tjerë të njohur me këtë çështje. Trump thuhet se zgjodhi në vend të kësaj të ndiqte një marrëveshje të re me Teheranin.

Drupal Ad

Sipas NYT, Izraeli kishte hartuar plane për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit në fillim të majit, duke synuar të zvarrisë me 1 vit ose më shumë mundësinë e Tehranit për të zhvilluar një armë bërthamore.

Pas shqyrtimit të një kombinimi të sulmeve ajrore dhe sulmeve komando, shteti hebre thuhet se propozoi "një fushatë të gjerë bombardimi" që do të kishte zgjatur më shumë se një javë. Zyrtarët izraelitë kishin shpresuar se SHBA-ja jo vetëm që do jepte OK-in për operacionin, por edhe do ta mbështeste atë në mënyrë aktive.

Trump, megjithatë, e rrëzoi planin në fillim të këtij muaji, pas një "konsensusi të përafërt" në Shtëpinë e Bardhë. Zëvendëspresidenti JD Vance, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Tulsi Gabbard ishin ndër zyrtarët më të lartë të administratës që thuhet se ngritën shqetësime se sulmet do të "shkallëzojnë një konflikt më të gjerë me Iranin".

Irani dhe Izraeli shkëmbyen sulme në prill dhe tetor të vitit të kaluar, duke shënuar përshkallëzimin më dramatik midis rivalëve rajonalë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy