“Djepi” i mashtrimeve, lajmet false në Facebook 3.8 miliardë klikime

“Djepi” i mashtrimeve, lajmet false në Facebook 3.8 miliardë klikime

Pavarësisht përpjekjeve të rrjetit social, postimet në Facebook që përhapin dezinformimin mbi shëndetin, përfshirë Covid-19, janë parë 3.8 miliardë herë në të gjithë botën gjatë vitit të fundit.

Ky është përfundimi i një studim i Organizatës Avaaz, sipas të cilës dhjetë faqet që kanë përhapur më shumë lajme të rreme në muajt e fundit kanë pasur katër herë më shumë shikime sesa dhjetë faqet më të mira që trajtojnë lajme serioze, siç është OBSH.

Raporti i referohet periudhës midis qershorit 2019 dhe majit 2020. Kulmi i shikimeve për faqet që dezinformojnë ndodhi në prill, në kulmin e pandemisë, me 460 milion, vetëm në 16% të rasteve postimet me lajme të rreme u shënuan si mashtruese, ndërsa të tjerët mbetën në internet pa asnjë etiketë.

43% e dezinformatave prodhohen nga 82 faqe në internet, të cilat funksionojnë përmes një rrjeti prej 1000 faqesh në Facebook.

"Mesatarisht, këto faqe në Facebook u krijuan shtatë vjet më parë - shkruajnë ekspertët - një konfirmim që shumë prej këtyre aktorëve kanë qenë aktivë në rrjetet sociale për ca kohë. Faqet nuk u dedikohen ekskluzivisht njerëzve që kërkojnë informacion shëndetësor, gjysma gjithashtu ka interes politikën ose lajmet 'alternative' ".

I vetmi lajm që ka arritur shikimet më të mëdha, padyshim ka të bëjë me Covid-19, raporton dokumenti dhe është një artikull që pretendon se Shoqata Mjekësore Amerikane ka inkurajuar mjekët të mbivlerësojnë vdekjet nga sëmundja, i cili është lexuar mbi 160 milion herë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy